Please enter at least 3 characters.

Policia apelon për kujdes: Vozitja gjatë mjegullës mund të jetë e rrezikshme

2019/11/Driving-In-Fog-Safety-1-e1551712055832.jpg

Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë shoferët që të kenë kujdes në vozitje, pasi që tashmë ka filluar shfaqja e mjegullës.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme.

"Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës", thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. /Telegrafi/