Polemika në Barcelonë: Koeman dyshon në marrëdhënien e Piques me presidentin Laporta
Nuk është sekret që Gerard Pique është një nga lojtarët më me ndikim te Barcelona, por katalanasi e ka vendosur veten në një situatë të ndërlikuar në Camp Nou, pasi trajneri Ronald Koeman dyshon në marrëdhënien e ngushtë të mbrojtësit me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Gjigantët katalanas janë aktualisht të nëntit në La Liga dhe në fund të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, me Koeman nën presion të fortë në Camp Nou.
Koeman ka humbur një numër lojtarësh të mëdhenj, përfshirë Lionel Messin, dhe ai thuhet se nuk është i sigurt për legjendën e klubit Pique.
Sipas gazetës Marca, Koeman është i shqetësuar për ndikimin e 34-vjeçarit në dhomën e zhveshjes falë marrëdhënies së tij me presidentin Laporta.
Dyshimet e Koeman
Koeman është njëri nga ata brenda klubit që nuk është i bindur nga sjellja e mbrojtësit Pique.
Po ashtu, Koeman është dyshues për marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin Laporta.
Ekziston një besim se ai mund të ketë një ndikim mbi bordin drejtues dhe pyetjet që po bëhen brenda zhveshtores së klubit.
Pique ka qenë i zëshëm me zhgënjimin e tij në shfaqjet e klubit këtë sezon dhe është parë veçanërisht në intervistat pas ndeshjes.
Ai gjithashtu u pa duke u grindur me kapitenin Sergio Busquets gjatë humbjes 2-0 të së shtunës nga Atletico Madrid. /Telegrafi/


