Pogba: Të gjithë ishim të trishtuar me lëndimin e Ibrës
245:"Football Soccer - RSC Anderlecht v Manchester United - UEFA Europa League Quarter Final First Leg - Constant Vanden Stock Stadium, Brussells, Belgium - 13/4/17 Manchester United's Paul Pogba Action Images via Reuters / Andrew Couldridge Livepic
7:"REUTERS
27/06/2017
Paul Pogba thotë se e gjithë skuadra e Manchester Unitedit ishte e mërzitur pas lëndimit te Zlatan Ibrahimoviçit sezonin e kaluar.
Sulmuesi suedez ishte lënduar në gju në muajin prill, duke zvogëluar gjasat për një kontratë te re me “Djajtë e Kuq”.
Pogba duke folur për lëndimin e Ibrës dhe vendimin e Antoine Griezmann për të qëndruar në Atletico Madrid deklaroi se: “Pa Ibrën, pa Griezmann ... Ne i njohim cilësitë e tyre dhe ne të gjithë ishim të trishtuar më lëndimin e Ibrës”.
“Por unë shpresoj se ata janë të lumtur në jetën e tyre. Unë do të jem i lumtur nëse Ibra shkon diku tjetër dhe kënaqet me karrierën e tij”, tha Pogba.


