Pogba synon kalimin tek gjiganti francez – kjo lëvizje i hap rrugë për rikthim tek kombëtarja
Paul Pogba dëshiron të rikthehet tek kombëtarja e Francës dhe e di se një transferim i mundshëm në Olympique de Marseille do t’i hapte dyert për të. Sipas një raportimi nga mediumi francez RMC Sport, Pogba është i interesuar për idenë e nënshkrimit me Marseille.Ish-ylli i Francës është thënë se është gati që të bëjë një rikthim në Francë tash e disa javë me radhë.Mesfushori u largua nga akademia e Le Havres në vitin 2009 për t’iu bashkuar Manchester United, por nuk ka bërë asnjë paraqitje në elitën e futbollit francez.
Sidoqoftë, siç ka pasur disa zëra gjatë javëve të fundit, marrëveshja është paksa e komplikuar, por drejtori sportiv Medhi Benatia është i vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur për ta joshur Pogban t’i bashkohet klubit.Në ndërkohë, Adrien Rabiot dhe pronari i klubit Frank McCourt tashmë janë të bindur se transferimi i Pogbas është një ide e mirë./Telegrafi/


