Pogba: Dua të bëhem më i miri në botë
15/10/2014
Francezi sot u nderua me çmimin Hyundai Young Player gjatë Paris Motor Show, për rolin e tij në Kupën e Botës.
“Jam krenar që e marr këtë çmim dhe ishte nder për mua të luaj në Botëror”.
“Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të bëj gjithë çfarë mundem për të fituar më shumë trofe”.
“Do të vazhdoj të punoj fuqishëm. Qëllimi im është të bëhem lojtari më i mirë në botë”, ka thënë francezi. /Telegrafi/


