Please enter at least 3 characters.

Podujevë, nisin punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse Bradash-Dobratin

2024/12/470471136_1172420404888611_1036182458197137543_n.jpg

Në Podujevë kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse Bradash-Dobratin.

Kështu ka njoftuar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi.

"Ky projekt po realizohet falë financimit të Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e investimit është mbi 220 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës 1.1 km", ka theksuar ai.

Bulliqi ka uruar banorët e këtyre dy fshatrave për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor./Telegrafi/