Please enter at least 3 characters.

Pochettino në lot: Lojtarët e mi janë heronj, ndërsa Lucas Moura ishte superhero

2019/05/LucasMauricio-e1557352646819.jpg
340:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur celebrates victory with Lucas Moura of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk ka mundur t'i fshehë emocionet pas kulaifikimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Spursat e eliminuan Ajaxin me një rikthim sensacional për të siguruar biletën për 1 qershor në Madrid.

"Akoma e kam të vështirë të flas. Emocioni është fantastik, faleminderit futbollit. Lojtarët e mi janë heronj - në vitin e fundit u kam thënë të gjithëve se ky grup janë heronj. Pjesa e dytë ishte mbresëlënëse. Ky lloj emocioni pa futboll nuk është i mundur. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne. Është vështirë ta përshkruaj këtë me fjalë".

"Dëshmuam se e duam sportin dhe futbollin. Sot ishte e jashtëzakonshme. Ishte kënaqësi ta shohësh këtë lloj loje. Është vështirë të garosh në këtë nivel. Jam shumë falënderues që jam trajner. Që jam në futboll dhe që po e përjetoj këtë lloj loje. Të gjithë janë heronj, por ai (Lucas Moura) ishte superhero".

"Dua ta përmend familjen time... Është e mahnitshme që t;i shpërblej. Duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës të dielën, pastaj të përgatitemi për finale", ka deklaruar Pochettino për BT Sport, ndërsa nuk i ka mbajtur lotët. /Telegrafi/