Please enter at least 3 characters.

Po vozisnin në gjendje të dehur - gjobiten me para 5 shoferë në autostradën “Arbën Xhaferi”, u ndalohet vozitja deri në 12 muaj

2022/07/295570492_347601964246735_8942268550295593032_n-e1659272022222.jpg

Policia e Kosovës ka gjobitur pesë shofer të cilët ishin duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në autostradën “Abren Xhaferi” ka bërë të ditur policia.

Shoferët janë gjobitur me nga 200 deri në 500 euro dhe ndalim të vozitjes nga 6 deri në 12 muaj.

“Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen  pesë (5)  shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga  6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak)”, njofton policia.

Më tej policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/