Po vjen klipi i Ardian Bujupit !
17/06/2015
Ardian Bujupi ka paralajmëruar ardhjen e videoklipit të tij më të ri.
Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në Instagram, këngëtari i ka vënë në alarm fansat e tij.
Kënga quhet “A po don me”, ndërsa Max Production është angazhuar për realizimin e klipit.
“Bëhuni gati”, shkruan në postimin e këngëtarit. /Telegrafi/


