Vazhdon rinumërimi i votave në QNR, 10 nga 16 kuti tashmë të përfunduara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ në mbledhjen e së mërkurës mori vendim për rinumërimin e 16 kutive të votimit.
Nga pasdita e së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.
Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme.
Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”.
Ndryshe dje në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. /Telegrafi/


