Please enter at least 3 characters.

Po shihet në start, Arsenali nuk ka kapacitet për titull (Video)

2016/01/po-shihet-n-euml-start-arsenali-nuk-ka-kapacitet-p-euml-r-titull-video_hd.jpg

Arsenali hyri në këtë ndeshje tejet i motivuar pas paraqitjeve të mira në fazën përgatitore.

Ishte dominues klubi nga Londra Veriore. Ishte Oxlade Chamberlain ai që u dallua me disa depërtime dhe hapje me Cazorlan.

Mundësinë më të mirë për Arsenalin e pati Ramsey, i cili qëlloi edhe transversalen.

Por, ai që u konsiderua si transferi i sezonit, Petr Cech zghënjeu në minutën e 43-të, kur pas një harkimi të Payet nuk arriti të reagojë mirë dhe kështu me kokë Kouyate realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Arsenali vazhdoi me presionin, por u dënua nga një mjeshtri e Mauro Zarates, i cili dyfishoi për mysafirët (2-0) në minutën e 57-të.

Arsenali deri në fund provoi mjaft shumë që të kthejë rezultatin, por nuk ia doli.

Pas këtij starti të dobët Arsenali bjen në vendin e fundit me zero pikë, dhe kështu dëshmohet edhe një herë se Arsene Wenger duhet të shpenzojë në ditët e mbetura të afatit kalimtar ose përndryshe titullin vetëm mundet ta ëndërrojë. /Telegrafi/