Please enter at least 3 characters.

Po riatdhesohej, egjiptiani arratiset nga porta e aeroplanit – del në pistë dhe largohet duke humbur gjurmët

2019/01/C_2_articolo_3185878_upiImagepp.jpg

Një shtetas egjiptian me inicialet E.E 30 vjeç ka mundur t'i shpëtojë mbikëqyrjes policore gjatë procedurës së riatdhesimit të tij nga aeroporti Malpensa i Milanos, me një fluturim drejt Dakarit.

Shtetasi egjiptian është arratisur nga porta e pasme e avionit të kompanisë Air Italy i linjës Milano-Dakar, e sapo ka dalë në pistë të hapur është larguar me vrap duke humbur gjurmët.

Shërbimi i Sigurisë ka aktivizuar menjëherë bllokimin e aeroportit për rreth një orë duke devijuar fluturimet në aeroportin e Milano Linate e në qytetin e Torinos, përcjell oranews.tv.

Pistat e fluturimit e zonat e manovrave si dhe hyrje daljet nga aeroportin janë aktualisht në një mbikëqyrje të lartë.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini me një komunikim për mediat informon se "po e ndjek çështjen personalisht e ka besim të plotë se forcat policore italiane do ta kapin shtetasin egjiptian".

Autoritetet italiane informojnë zyrtarisht se motivi i dëbimit të shtetasit egjiptian ishte se ai kishte mbërritur në Itali me dokumente ta parregullta.