Please enter at least 3 characters.

Po mbahet takimi mes ministrave Vitia e Dumoshi me krerët e KOK-ut dhe FFK-së

2020/05/96665487_378384989748747_3537903516792127488_n.jpg

Ka filluar takimi në mes të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ministres së detyrë të MKRS-së Vlora Dumoshit, kryetarit të KOK-ut dhe krerëve të FFK-së, ku po diskutohet për aktivitetet sportive në Kosovë.

KosovaPress mëson se Arben Vitia ka thirrur në një takim përfaqësuesit e institucioneve më të mëdha sportivë në vend.

Kërkesa e kahmotshme nga KOK-u dhe FFK është që kjo e fundit t’i fillojë me ndeshjet e Superligës më 1 qershor.

Kujtojmë që ditë më parë FFK dhe MKRS i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për kërkesën e njëjtë

Superliga ishte ndaluar në fillim të marsit, kur ishin zhvilluar 22 xhiro.