Please enter at least 3 characters.

“Po e pres me padurim”, Haaland mezi pret t’ia fillojë karrierës në Ligën Premier

2022/08/Haaland-Guardiola.jpg

Erling Haaland ka thënë se mezi pret t’ia fillojë karrierën e tij në Ligën Premier me Manchester City dhe beson se trupi i tij është gati për fizikun e ligës elitare të Anglisë.

Sulmuesi 22-vjeçar do të marrë shijen e parë të aksionit në Ligën Premier, kur skuadra e tij të fillojë sot (e diel) mbrojtjen e titullit kundër West Ham në Londër.

“Unë mendoj se do të jetë pak më fizik, ritëm më i lartë. Dhe më shumë presion”, ka thënë fillimisht Haaland për The Athletic.

“Është një ligë vërtet fizike dhe do të jetë e vështirë. Por, trupi im është gati dhe po, një duel i mirë është gjithmonë i bukur”.

Haaland tha se pasi ishte spektator gjatë gjithë jetës së tij, ai thjesht dëshiron të luajë.

“Unë gjithmonë kam parë Ligën Premier dhe çdo ndeshje po jeton llojin e vet”.

“Shumë ndeshje për të luajtur, atmosfera të ndryshme. Nga shikimi jashtë gjithë jetës sime për të qenë më në fund në të, unë me të vërtetë po e pres me padurim”, përfundoi sulmuesi i Cityt. /Telegrafi/