Please enter at least 3 characters.

Po asfaltohen shtatë segmente rrugore në Babimoc të Obiliqit

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se po vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore, ndërsa aktualisht po zhvillohen punimet për asfaltimin e shtatë segmenteve rrugore në fshatin Babimoc.

Sipas njoftimit të komunës, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Naim Shalaku, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve, të cilat po realizohen sipas planit.

Komuna bën të ditur se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Po ashtu, është bërë e ditur se projektet për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera, me synim që investimet infrastrukturore të përfshijnë të gjithë territorin e Komunës së Obiliqit. /Telegrafi/