Please enter at least 3 characters.

Plagosje te Plazhi në Durrës

2023/10/800-0-policia-2-1.jpg

Një plagosje në rrethana të paqarta është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit të madh në qytetin e Durrësit.

Siç raporton A2 CNN, ngjarja është regjistruar në orët e vona të së dielës, ndërsa nuk dihen rrethanat në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor, që kanë nisur hetimet përkatëse, ndërsa pritet edhe një sqarim zyrtar i policisë.