Please enter at least 3 characters.

Plagosi aksidentalisht një person, arrestohet i dyshuari në Podujevë

2022/07/arme-1.jpg

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur të premten në Podujevë, ndërsa nga Policia është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe përdorim i armës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë. /Telegrafi/