Please enter at least 3 characters.

Pjesëtari i sigurimit të hotelit, qëllon aksidentalisht me pushkë automatike recepsionistin (Video, +18)

2017/11/1-640.jpg

Ky është momenti kur pjesëtari i sigurimit të hotelit qëllon aksidentalisht për vdekje recepsionistin.

Ai po fillonte ndërrimin e punës dhe duke e marrë pushkën automatike nga recepsionisti, aksidentalisht ia tërheq këmbëzën pa e ditur se nuk ishte e bllokuar (në siguresë), transmeton Telegrafi.

Kjo tragjedi ka ndodhur në hotelin Boudl në Sanaa të Jemenit. Ndërsa pamjet e publikuar në LiveLeak janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet pjesëtari i sigurimit duke e marrë pushkën automatike nga recepsionisti.

Por edhe pse të gjithë kolegët e tij vrapuan për ta ndihmuar, raportohet se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. /Telegrafi/