Please enter at least 3 characters.

Pjanic: Juve dhe Milani kanë gjasa të barabarta për Kupën

2018/05/pjanicjuventus-3.jpg
217:"TURIN, ITALY - MARCH 14: Miralem Pjanic of Juventus FC looks on during the serie A match between Juventus and Atalanta BC at Allianz Stadium on March 14, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, beson se gjasat ndërmjet skuadrës së tij dhe Milanit për ta fituar Kupën e Italisë janë të barabarta.

Zonja e Vjetër thuajse e ka siguruar Scudetton e shtatë radhazi dhe është në kërkim të Kupës së Italisë për të katërtën herë radhazi.

(Foto: Getty Images)

Të mërkurën mbrëma, Bianconerët luajnë kundër Rossonerëve në Stadio Olimpico.

"Fitimi i Kupës do të ishte gjë e rëndësishme për ne dhe do të shënonte një tjetër rekord, ndërsa Juventusit i pëlqen të vë rekorde".

"Milani është kundërshtar i vështirë, ata kanë bërë gjëra të shkëlqyera dhe Gattuso e ka gjetur baraspeshën e duhur".

(Foto: Getty Image

"Gjasat janë 50-50 dhe do të varet nga ne që të bëjmë diçka të veçantë për t'i kthyer gabimet në favorin tonë".

"Ata duan të nisin të fitojnë sërish trofe, ndërsa ne duam ta sjellim trofeun edhe një herë në Torino".

"Presim një finale të bukur, Kupa e Italisë është një tjetër garë dhe ne duam të fitojmë gjithçka", ka deklaruar Pjanic për Rai. /Telegrafi/