Please enter at least 3 characters.

Pique shpërthen pas barazimit me Sevillën dhe ironizon me ‘ndihmat’ që merr Reali: Do të jetë e vështirë ta fitojmë këtë ligë

2020/06/GettyImages-1209747561.jpg
242:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Gerard Pique of FC Barcelona looks dejected during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është ndalur në barazim te Sevilla 0-0, në një ndeshje ku dy skuadrat kanë pasur raste për ta fituar takimin.

Kampionët në fuqi të Spanjës përkundër barazimit vazhdojnë të mbesin lider në kampionat me tri pikë më shumë se Real Madridi, por që kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

E pas ndeshjes ndaj Sevillës për gazetarët ka folur qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i cili me ironi ka thënë se do të jetë e vështirë ta fitojnë kampionatin.

“Do të jetë shumë e vështirë ta fitojmë këtë ligë, pasi nuk varet vetëm nga ne”, tha Pique.

Gerard Pique . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ai ka ironizuar me fitoret e Realit, teksa indirekt ka thënë se janë ndihmuar në dy raste nga VAR me golin e Benzemas ndaj Eibar dhe atë gol të Valencias që u anulua në pjesën e parë.

“E shoh të vështirë që Real Madridi të lëshoj pikë, duke parë se si kanë kaluar këto dy takime, do të jetë e vështirë”, u shpreh qendërmbrojtësi katalunas.

Kjo deklaratë e Piques ka bërë bujë të madhe në mediat spanjolle, pas akuzave të rënda që i bëri për rivalët për titull Real Madridin.

Krejt në fund sa i përket ndeshjes, Pique thotë se për Barcelonën janë dy pikë të humbura nga kjo përballje.

“Ishte një ndeshje shumë konkurruese nga të dyja skuadrat, por nuk ka qenë e keqe nga ana jonë”.

“Mendoj se kemi humbur dy pikë pasi ishim më të mirë se kundërshtari, e kemi kontrolluar ndeshjen mirë, por nuk kemi shënuar dhe kjo na kushtoi me barazim”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës.

Kampioni në fuqi i Spanjës në ndeshjen e ardhshme do të jetë nikoqir i Athletic Bilbaos. /Telegrafi/