Pioli lë të hapur mundësinë e qëndrimit të Ibras te Milani
319:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JULY 21: Stefano Pioli head coach of AC Milan and Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrate the victory after the Serie A match between US Sassuolo and AC Milan at Mapei Stadium - Città del Tricolore on July 21, 2020 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
23/07/2020
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lëvduar ndikimin e Zlatan Ibrahimovicit në ndeshjet triumfale të Rossonerëve.
Në takimet, në të cilat ka qenë prezent sulmuesi veteran, kuqezinjtë kanë bërë paraqitje më të mira duke bërë edhe ngritje në tabelë.
Sidoqoftë, e ardhmja e 38-vjeçarit mbetet e pavendosur, duke qenë se nuk dihet nëse ai do të vazhdojë me Milanin, apo do të shkojë diku tjetër.
“Kontributi i Ibras ka qenë i jashtëzakonshëm në aspektin teknik dhe në sa i përket karakterit. Duhet ta shohim nëse ekziston akoma mundësia dhe dëshira për të vazhduar së bashku”.
“Pas 2 gushtit, do të ketë kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar situatën në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Pioli në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/


