Please enter at least 3 characters.

Pioli: Bëmë shumë pak që të fitonim me Sampdorian

2021/04/1001911849.jpg
387:"Head Coach of AC Milan Stefano Pioli during the Serie A 2020/21 football match between AC Milan vs UC Sampdoria at the San Siro Stadium, Milan, Italy on April 03, 2021 - Photo FCI / Fabrizio Carabelli during AC Milan vs UC Sampdoria, Italian football Serie A match in Milan, Italy, April 03 2021 PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xLiveMedia/FabrizioxCarabellix/xIx/xLiveMediax 0
37:"imago images/Independent Photo Agency

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka pranuar që lojtarët e tij nuk bën sa duhet që ta mposhtnin Sampdorian në ndeshjen që u mbyll baras 1-1.

Rossonerët u kthyen nga pushimi me një barazim kundër Sampdorias në “San Siro”, por ishin afër të merrnin një fitore, nëse Franck Kessie të ishte më i saktë në kohën shtesë.

"Jam plotësisht dakord [ne bëmë shumë pak]. Edhe nëse mund ta kishim fituar me Kessie në fund”.

“Ne bëmë shumë pak, kemi luajtur pa ritëm dhe qasja jonë nuk ishte e duhur. Ishte një ndeshje e komplikuar për ne”, ka thënë Pioli për Milan TV.

“Sot, kishte më pak ritëm, ne favorizonim mbrojtjen e tyre, e cila ishte e organizuar mirë. E kam të vështirë të jem i lumtur”.

“Paraqitja duhej të ishte e ndryshme, kishte të gjitha situatat e duhura për të luajtur me më shumë intensitet dhe cilësi”.

"Kjo duhet të na zhgënjejë dhe të hidhërohemi, tani duhet të tregojmë se mund të fillojmë përsëri dhe atë menjëherë”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/