Please enter at least 3 characters.

Piloti përjashtohet nga puna, në këtë gjendje të dehur donte të niste aeroplanin (Video)

2016/12/Piloti-përjashtohet-nga-puna-ne-kete-gjendje-te-dehur-donte-te-niste-aeroplanin-foto.jpg

Tekad Purna nga Indonezia, është përjashtuar nga agjencia e fluturimeve, sepse ka shkuar në punë në gjendje të rëndë - shkaku i dehjes.

Madje, 32-vjeçari nuk ka mundur të kalojë si duhet nëpër kontrollin e aeroportit, transmeton Telegrafi.

Stafi i kompanisë Citilink i ka njoftuar zyrtarët, sepse kanë konsideruar se ai nuk është i afta ta pilotojë një Airbus A320 që kishte 154 udhëtarë në bord.

Ka mjaftuar filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë në aeroport, për të parë që ai është në gjendje të rëndë dhe nuk i është lejuar hyrja në aeroplan.

Për pasojë, fluturimi është anuluar dhe është dashur të shfrytëzohet një aeroplan tjetër.

Derisa ai është larguar nga puna, kryetari i kompanisë dhe stafi tij i ngushtë kanë ofruar dorëheqjen lidhur me këtë rast. /Telegrafi/