Please enter at least 3 characters.

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

2024/05/1-129.jpg
499:"In this image taken from video, passengers alight after a light plane with three people aboard landed safely without landing gear at Newcastle Airport, Australia, Monday, May 13, 2024, after circling the airport for almost three hours to burn off fuel. The twin-turboprop Beechcraft Super King Air had just taken off from the airport north of Sydney for a 180-kilometer (112-mile) flight north to Port Macquarie when the pilot raised the alarm saying the landing gear had failed. (Channel 10 via AP)
2:"AP

Dy pasagjerë dhe piloti kanë shpëtuar as edhe pa lëndimin më të vogël gjatë uljes emergjete të një aeroplani të vogël si pasojë e mosfunksionimit të rrotave – ku u detyruan të ulen me urgjencë në aeroportin Newcastle në New South Wales të Australisë.

Aeroplani i tipit Beach B-200 Super King, ka fluturuar mbi aeroport për më shumë se tri orë, me qëllim që ta shpenzojë karburantin para se të kryej uljen emergjente siq edhe parashihet në manual në rastë të tilla, transmeotn Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin aeroplanin duke iu afruar pistës në të cilën zbret pa rrota, që nuk u hapën dhe u ndalë pa ndonjë problem.

Ekipet e shumta të zjarrfikësve ishin në gjendje gatishmërie në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri – që për fat të mirë nuk u desh të ndërhynin.

Ëayne Humphrey nga policia asutraliane ka lavdëruar pilotin 53-vjeçarin për aterrimin e suksesshëm – duke theksuar askush nuk është lënduar, madje pasagjerët kanë shkuar vetë në shtëpi me veturat e tyre. /Telegrafi/