Please enter at least 3 characters.

Pilaf me shafran dhe mish pule

2018/02/Pilaf-me-shafran-dhe-mish-pule.jpg

Kjo recetë turke sjell një ide shumë të mirë për të gatuar një pilaf ndryshe. Pasi ta provoni, me siguri do të ndani të njëjtin mendim me ne. Përbërësit:- 600 g fileta pule, - 3 speca të freskët (i kuq, i verdhë, i gjelbër), - 1 lugë e vogël shafran, - 3 lugë vaj, - 2 thelpinj hudhre, - 80 g bademe të pjekura, - 1 lugë erëza.Për pilaf: - 200 g oriz basmati, - 1 lugë të vogël shafran, - 100 g qepë, - 600 ml ujë të nxehtë, - 1 lugë margarinë, - 2 lugë të vogla erëza.Përgatitja:

Filetat e pulës dhe të specit pritni hollë për së gjati. Në vaj të nxehur piqni mishin e pulës nga të gjitha anët dhe shtoni specin.

Qitni erëza dhe zieni rreth 10 minuta duke i qitur pak ujë. Në fund përzieni shafranin dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Orizin lajeni dhe kullojeni.

Në margarinën e nxehur fërgoni pak qepën e grirë në rrathë, shtoni orizin dhe bashkë piqni rreth 2 minuta. Pastaj shtoni ujin, shafranin dhe erëza.

Pilafin zieni në zjarr mesatar 10 – 12 minuta.

Shërbimi

Orizit të përgatitur në këtë mënyrë qiteni fletë të pjekura të bademit dhe shërbejeni me mishin e zier të pulës.

Këshillë: Në vend të gjoksit të pulës, për këtë ushqim mund të përdorni edhe mishin e bardhë të shpezëve të tjera, transmeton Telegrafi.