Phil Foden: 13 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për talentin që vlerësohet shumë nga anglezët
Phil Foden po vazhdon të shkëlqejë te Manchester City qysh kur u rikthye futbolli në Ligën Premier që ishte ndërprerë nga coronavirusi në mesin e muajit mars.
Lojtari 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e zhvilluara, përfshirë këtu golin e tretë te City në fitoren 4-0 ndaj Liverpoolit në javën e kaluar.
Foden, që luajti për më shumë se 90 minuta, ishte vlerësua shumë lartë nga Pep Guardiola për kontributin e tij.
“Nuk dua të them shumë gjëra, por Gareth Southgate e ka në duart e tij një talent të pabesueshëm”, kishte thënë spanjolli pas ndeshjes.
Me këtë elozhe të Guardiola, më poshtë mund t’i shikoni 13 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Foden.
Nuk mjaftohet asnjëherë nga futbolli dhe vazhdon të luajë edhe në rrugë.
Pep Guardiola e vlerëson si lojtarin më të talentuar që ka parë ndonjëherë.
Ai i ka blerë familjes së tij një vilë që kushtoi mbi dy milionë euro si 18-vjeçar.
https://twitter.com/PhilFoden/status/942522208139862016?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E942522208139862016%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1579459-phil-foden-13-things-you-might-not-know-about-english-footballs-best-young-player


