Please enter at least 3 characters.

Pësuan 11 gola në katër ndeshje, Klopp dëshiron transferimin e një qendërmbrojtësi në janar

2020/10/hypatia-h_e2dd343046a6f791b83b0ed1b09343b8-h_7372d9cef6e5640ed4a9b4099a73ab3f-scaled.jpg
507:"BIRMINGHAM, ENGLAND - OCTOBER 04: Virgil van Dijk of Liverpool , Takumi Minamino of Liverpool react after Aston Villas 6th goal during the Premier League match between Aston Villa and Liverpool at Villa Park on October 04, 2020 in Birmingham, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli nuk e ka nisur siç duhet edicionin e ri në Ligën Premier të Anglisë.

Në katër ndeshjet e para kampioni në fuqi ka triumfuar në tri prej tyre, por ka pësuar një humbje turpëruese 7:2 nga Aston Villa.

Gjithsesi pranimi i 11 golave në katër ndeshje ka alarmuar drejtuesit e The Reds dhe trajnerin Jurgen Klopp.

Mbrojtja është pika e dobët e Liverpoolit dhe për këtë trajneri Jurgen Klopp po dëshiron ta përforcojë skuadrën.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar të janarit.

Dayot Upamecano, Kalidou Koulibaly dhe Diego Carlos janë në listën e trajnerit gjerman për t’iu bashkuar The Reds.

Të tre mbrojtësit kanë një çmim të shtrenjtë, ndërsa kampioni anglez synon ta transferojë njërin nga ta.

Liverpool për ta marrë njërin nga mbrojtësit e lartpërmendur duhet të shpenzojë mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/