Pëson Lazio, barazon Napoli
20/02/2014
Mysafirët shënuan në fund të pjesës së parë përmes Roman Bezjak (45’). Në gjysmën e dytë, ekipi bullgar mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Svetoslav Dyakov me kartonin e dytë të verdhë (55’), por Biancocelestët nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik.
Me vonë (73’) edhe Lazios iu përjashtua një futbollist me karton të kuq (Luis Pedro Cavanda).
Në këtë ndeshje luajti mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Napoli ka luajtur pa gola si mysafir i Swansea Cityt dhe kualifikimin në të tetën e finales do ta kërkojë para tifozëve të vet. /Telegrafi/


