Please enter at least 3 characters.

Peshon 40 kilogramë dhe është i lartë 1.2 metra, të gjithë u çuditen me trofeun e fituar nga Real Madridi

Real Madridi fitoi të mërkurën brema “Trofeun Teresa Herrera” pas një fitore minimale 1-0 ndaj Deportivo La Corunas falë një goli të Brahim Diaz. Por, ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen pas ndeshjes ishte vetë trofeu.

“Teresa Herrera” është emri i turneut ikonik që është luajtur në A Coruna që nga viti 1946. Është një nga turnetë miqësorë më të vjetër dhe më të famshëm në botë. Turneu organizohet nga ekipi vendas Deportivo La Coruna, dhe ndeshjet luhen në stadiumin e tyre Riazor.

Turneu mban emrin e Teresa Herrera, një gruaje të famshme spanjolle të shekullit të 18-të që ia kushtoi jetën e saj ndihmës së të varfërve në atë qytet.

Tipari dallues i turneut është një trofe i madh dhe shumë i rëndë që fitohet nga fituesi. Nuk është një kupë e zakonshme, por një skulpturë metalike e madhe dhe luksoze që përshkruan monumentin më të madh të qytetit, Kullën e Herkulit, dhe peshon deri në 40 kilogramë, ndërsa është 1.2 metra i lartë.

Për shkak të kësaj, është një nga trofetë më të mëdhenj dhe më të rëndë në botën e futbollit, kështu që fituesit kanë nevojë për forcë serioze vetëm për ta ngritur atë.

Federico Valverde dhe Andrij Lunin e çuan trofeun në qendër për të festuar triumfin dhe kjo shkaktoi të qeshura te bashkëlojtarët.

Vinicius Jr e pa me mosbesim teksa një trofe kaq madhështor po sillej në fushë. Sulmuesi i Real Madridit qeshi kur pa se çfarë do të duhej të ngrinte. Ai dhe shokët e tij të ekipit e kishin të vështirë ta bënin këtë sepse nuk kishin parë kurrë më parë një trofe si ky.

Ky trofeu gjithashtu ka filluar të bëhet viral në rrjetet sociale, me postime të shumta nga tifozët e futbollit. /Telegrafi/