Please enter at least 3 characters.

Pesë persona të plagosur pas të shtënave në Seatle

2023/07/1621789816-shutterstock_1708467166-750x500-1.jpg

Të paktën pesë persona u plagosën pasi një person i armatosur qëlloi "dhjetëra e dhjetëra" plumba në një dyqan në Seattle.

Në mesin e të plagosurve janë katër burra dhe një grua, tha shefi i policisë Adrian Diaz, raporton dailymail.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa dy persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të shtënat ndodhën në parkingun e dyqanit, por Diaz nuk tha nëse ishte një sulm i shënjestruar.

Për momentin nuk dihet nëse sulmuesi është arrestuar. /Telegrafi/