Please enter at least 3 characters.

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Amira Bessette është një eksperte e stilit që ndan këshilla për vajzat që duan të duken elegante dhe me klas.

Ajo ka qindra mijëra ndjekës në TikTok, platformë përmes secilës ndan këshillat e saj rreth modës dhe trendëve.

Bessette tani ka treguar se cilat lloje të takave nuk i veshin kurrë vajzat që duan të duken elegante. Ajo përmendi pesë lloje të takave të cilat nuk tregojnë klas dhe se një vajzë elegante nuk do t’i mbathte.

Sipas saj këto lloje përfshijnë takat transparente, takat me logo të brendeve, takat me platformë stileto e sidomos ato të hapura tek gishtat, takat më të larta se 12 centimetra si dhe takat me toja.

Videoja e saj mori komente të shumta në TikTok.

Bessette është një influencere tejet e ndjekur në platformë dhe ndan këshilla të shumta për sa i përket elegancës.

Këshillat e saj janë shumë të dobishme nëse dëshironi të arrini një stil të përkryer. /Telegrafi/