Please enter at least 3 characters.

Përzgjedhja javore në Telegrafi Real Estate – katër prona që i përshtaten çdo familjeje

Nëse jeni në kërkim të një prone për ta bërë shtëpinë tuaj, këtë javë Telegrafi Real Estate ua sjell katër prona që kanë tërhequr interesin më të lartë të vizitorëve - nga një banesë me qasje të shpejtë drejt qendrës në Bregu i Diellit, te një penthouse me tarracë të gjerë në lagjen e Spitalit, një banesë në zonën e zhvilluar të Qafës dhe një banesë me hapësirë të bollshme te rruga C.

Secila prej tyre dallohet nga karakteristika të veçanta, si pozita, hapësira apo standardi i ndërtimit, duke ofruar alternativa të përshtatshme si për banim afatgjatë e qira, ashtu edhe për investim.

Banesë 71.4m² në shitje te Bregu i Diellit

Në krye të listës së kësaj jave është banesa prej 71.4m² te Bregu i Diellit, një lokacion i preferuar që ofron qasje të shpejtë drejt qendrës së qytetit.

Pozita e favorshme e lagjes, e kombinuar me largësinë e shkurtër nga zona qendrore, e bën këtë banesë një zgjedhje praktike për ata që duan komoditetin e jetës urbane pa hequr dorë nga qetësia e një lagjeje të konsoliduar.

Penthouse 160m² me qira në lagjen e Spitalit

Nëse jeni në kërkim të një prone me qira, penthouse-i prej 160m², me 80m² tarracë, në lagjen e Spitalit është një ndër ofertat më të kërkuara të kësaj jave.

Kombinimi i hapësirës së brendshme me tarracën e gjerë krijon një ambient që ofron komoditet dhe pamje të hapur, duke e bërë pronën tërheqëse për ata që kërkojnë banim cilësor në qendër të Prishtinës.

Banesë 88.11m² në shitje te Qafa

Ndër pronat tjera më të kërkuara të kësaj jave është edhe banesa prej 88.11m² te Qafa, e vendosur në një zonë të zhvilluar ku të gjitha shërbimet gjenden pranë.

Afërsia me infrastrukturën urbane dhe shërbimet e ndryshme e bën këtë banesë një opsion të përshtatshëm për ata që kërkojnë komoditet të përditshëm pa u larguar nga zona ku jetojnë.

Banesë 158m² në shitje te rruga C

Përzgjedhjen e javës e përmbyll banesa prej 158m² te rruga C, një pronë me hapësirë të bollshme që i përshtatet familjeve më të mëdha.

Sipërfaqja e gjerë dhe organizimi funksional i ambienteve ofrojnë komoditet shtesë, ndërsa pozita e lagjes siguron qasje të lehtë në shërbime dhe infrastrukturë urbane.

Këto katër prona përfshijnë alternativa për banim familjar, qira dhe investim, në disa nga lagjet më të kërkuara të Prishtinës.

Zbuloni më shumë rreth këtyre pronave, shikoni foto dhe kontaktoni për detaje shtesë përmes Telegrafi Real Estate.

true