Please enter at least 3 characters.

Personi i zhdukur në Ferizaj, gjendet i vdekur!

2018/09/40636705_938503649681161_1191740540014559232_n-1-e1535887180269-780x439-1.jpg

Avdyl Kqiku, qytetar nga Komuna e Ferizajt, që ishte zhdukur nga e premtja e kësaj jave, është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

"Trupi i pajetë i 36 vjeçarit, është gjetur në rrugën e Nerodimës afër Ujëvarës, rreth orës 16:20", ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, një qytetar nga Ferizaj, e ishte lajmëruar rastin në Polici, pasi e kishte parë veturën dhe trupin e pajetë të personit.

Ndërkohë, Njësitet policore dhe Prokurori janë në vendin ngjarjes dhe janë duke bërë hetime te nevojshme.

Lajmin për zhdukjen e  Avdyl Kqikut e kishin bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social Facebook. /Telegrafi