Personat më të famshëm që vijnë nga shtetet e Ballkanit sipas AI - Rita Ora nga Kosova, Nënë Tereza nga Shqipëria e Melania Trump nga Sllovenia
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Twitter një njoftim të veçantë të bërë nga faqja kos_data, ku prezantohen personat më të famshëm nga secili shtet i Gadishullit Ballkanik.
Në këtë statistikë të përpiluar me ndihmën e inteligjencës artificiale, theksohet se Rita Ora është emri më i famshëm që vjen nga Kosova, ndërsa Nënë Tereza, humanistja me origjinë shqiptare, është emri më i njohur nga Shqipëria.
Ky postim tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah rëndësinë e figurave të njohura shqiptare në arenën ndërkombëtare. Rita Ora, e cila prej kohësh ka qenë një ambasadore e denjë e kulturës shqiptare, nuk e fshehu krenarinë për këtë njohje duke ndarë me ndjekësit e saj këtë përmbajtje.
Ja çfarë thuhej në postimin e plotë të faqes kos_data:"Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:Shqipëria - Nënë Tereza (Humaniste)Bosnja dhe Hercegovina - Ivo Andriq (Shkrimtar)Bullgaria - Hristo Stoiçkov (Futbollist)Kroacia - Nikola Tesla (Shkencëtar)Greqia - Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)Kosova - Rita Ora (Këngëtare)Mali i Zi - Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)Maqedonia e Veriut - Toše Proeski (Këngëtar)Rumania - Nadia Komaneçi (Gjimnaste)Serbia - Novak Gjokoviç (Tenist)Sllovenia - Melania Trump (Modele)Turqia - Ataturk (shtetformues)"
Kjo njohje është një tjetër dëshmi e impaktit global që Rita Ora ka pasur në botën e muzikës dhe kulturës, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë, përmendja e Nënë Terezës si figura më e famshme nga Shqipëria, dëshmon për ndikimin e përjetshëm që kjo figurë historike ka lënë në mbarë botën. /Telegrafi/


