Përparim Rama prezanton një pjesë të emrave të kabinetit qeverisës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar emrat e disa drejtorëve të drejtorive në Komunën e Prishtinës.
Rama ka prezantuar emrat e 11 drejtorëve dhe 6 këshilltarëve derisa pjesën tjetër ka premtuar që do t’i prezentojë gjatë javës tjetër.
“Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve”, ka njoftuar Rama në Facebook.
Kabineti i pjesshëm i Përparim RamësAlban Zogaj – NënkryetarVllaznim Osmani - Shef i Kabinetit të KryetaritArbër Sadiki - Drejtor i Urbanizmitznj. Mimoza Sylejmani - Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të QëndrueshëmKrenar Xhaferi - Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontrataveznj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e PronaveDonat Lushaku - Drejtor i Kadastritznj. Adelina Sahiti - Drejtoreshë e Mirëqenies SocialeIzet Sadiku - Drejtor i Shëndetësisëznj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e FinancaveFlorian Dushi – Drejtor i Inspeksionitznj. Donika Çetta – Drejtoreshë e ParqeveBersant Beka - Drejtor i Administratësznj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturëznj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirëznj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim StrategjikSaudin Maliqi – Këshilltar për ShëndetësiBardh Krasniqi – Këshilltar për Sportznj. Jonada Jashari – Këshilltare për Mediaznj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Rama ka njoftuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.
Deri më tani LDK në Prishtinë ende nuk ka zyrtarizuar koalicionin me PDK dhe subjektet tjera politike, që formalisht ishte arritur para votimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal./Telegrafi/


