Please enter at least 3 characters.

Përparim Rama pret në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”

2022/01/272709735_259112353033427_1415330627289407431_n-e1643056204920.jpg
12:"FERDI LIMANI

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur ditën e sotme (e hënë) në takim organizatorët e “Sunny Hill”.

Në mesin e tyre i pranishëm ishte edhe babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Dukagjin Lipa, si themelues dhe drejtor i festivalit.

Ai tregon se së bashku kanë për qëllim që kryeqytetin ta kthejnë në qytet me karakter unik në botë.

Kryetari i Prishtinës pret në takim organizatorët e "Sunny Hill" (Foto: Facebook)

“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm”, u shpreh Rama.

“Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, vazhdoi më tej kryetari.

Për herë të fundit kur u organizua “Sunny Hill” ishte viti 2019, në të cilin kishte performues edhe nga tregu muzikor ndërkombëtar.

Festivali u anulua prej dy vitesh për shkak të situatës së krijuar me coronavirus. /Telegrafi/

Pamje nga festivali "Sunny Hill" (Foto: Instagram)