Please enter at least 3 characters.

Perotti mungon për tri javë

2020/09/DiegoPErotti-2.jpg
241:"ROME, ITALY - FEBRUARY 20: Diego Perotti of AS Roma gestures during the UEFA Europa League round of 32 first leg match between AS Roma and KAA Gent at Stadio Olimpico on February 20, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma pritet të jetë pa Diego Perottin së paku në tri javët e ardhshme, pasi është diagnostikuar me një lëndim në kofshë.

Mëngjesin e të hënës, sulmuesi iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Villa Stuart në kryeqytetin italian.

Sipas Retesport, mjekët kanë gjetur një lëndim muskulor dhe ai nuk mund të luajë së paku tri javë.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Perotti u lëndua në barazimin e të shtunës në ndeshjen miqësore kundër Cagliarit, duke e lëshuar fushën brenda 10 minutash.

32-vjeçari është nxjerrë në shitje këtë verë, mirëpo për shkak të lëndimeve të shpeshta, klubet hezitojnë të bëjnë oferta. /Telegrafi/