Please enter at least 3 characters.

Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë

Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë
Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovë

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë, organizoi një koncert në kampin “Film City” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Republikës Italiane.

Të pranishëm ishin ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, autoritete civile dhe ushtarake, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, si dhe familjarë të artistëve të rinj pjesëmarrës.

Programi artistik u pasurua nga performanca e “Kori i Fëmijëve Okarina”, i përbërë nga fëmijë të moshës 5 deri në 12 vjeç.

Gjithashtu, nxënësit e Institutit ‘Don Bosco’ prezantuan valle tradicionale, duke sjellë një atmosferë festive dhe kulturore.

Përmes muzikës dhe vallëzimit, KFOR-i italian promovon paqen në Kosovëtelegrafi.com

Ambasadori Antonini theksoi miqësinë mes Italisë dhe Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjes për komunitetet lokale.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, Federico Collina, nënvizoi rolin e dialogut dhe muzikës si mjete që bashkojnë njerëzit, si dhe kontributin e kontingjentit italian në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synonte forcimin e lidhjeve mes komuniteteve lokale dhe promovimin e stabilitetit përmes kulturës dhe artit, duke u ofruar hapësirë shprehjeje talenteve të rinj.

Njëkohësisht, u theksua roli i KFOR-it jo vetëm si garantues i sigurisë, por edhe si promovues i mirëqenies sociale dhe kulturore, duke respektuar bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike.

Në njoftim tutje thuhet se kontingjenti italian vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin e përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Telegrafi/