Përmbytjet në Prizren – Komuna angazhon ekipet për ndihmë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ekipet komunale janë në terren që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar dhe gjatë gjithë mëngjesit të sotëm për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.
Totaj tha se: "Ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për ta garantuar sigurinë e qytetarëve", përcjell Telegrafi.
Ai ka apeluar te qytetarët që rastet urgjente t’i raportojnë menjëherë në numrat emergjent:
112 – Qendra Operative Emergjente;
192 – Policia;
193 – Zjarrfikësit.
Kryetari Totaj falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe durimin në këto momente kritike: "Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj!"
Komuna e Prizrenit vazhdon monitorimin e situatës dhe angazhimin e ekipeve për parandalimin e rreziqeve të mëtejshme dhe për ofrimin e ndihmës së menjëhershme për familjet e prekura. /Telegrafi/


