Përleshje të përgjakshme në Madrid (Video)
Përleshjet ndodhën pasi dhjetëra mijëra minatorë, që këndonin e hidhnin fishekzjarrë, kaluan në qendër të Madridit. Disa filluan të hedhin gurë, fruta dhe shishe ndaj policisë, duke shkatërruar mburojat e hekurit. Atëherë policia filloi sulmin duke gjuajtur me plumba gome.
Minatorët arritën në Madrid, pas ecjes që zgjati tri javë në të gjitha pjesët e vendit. Sipas tyre, ulja prej 60 për qind e subvencioneve nënkupton mbylljen e minierave.
Zëdhënësja e policisë ka thënë se pas sulmeve të para ndihma i është ofruar 22 protestuesve dhe 10 policëve. Nuk dihet se sa protestues janë arrestuar.
Përndryshe, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka shtruar në Parlament masat e kursimit. Ai ka paralajmëruar rritjen e TVSH-së, përmes së cilës synon të kursejë 65 miliardë euro në dy vitet vitet e ardhshme. /Telegrafi/


