Përleshje mes tre personave, dy të arrestuar në Suharekë
Një përleshje mes tre personave është raportuar në Suharekë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe një automjet është dëmtuar gjatë incidentit.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 18:50, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve meshkuj kosovarë.
Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë veturën e të dyshuarit tjetër.
Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “armëmbajtje pa leje”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “dëmtim prone”. /Telegrafi/


