Please enter at least 3 characters.

Përkundër problemeve në jetën private, Ronaldo shënon për Juven

2018/10/CristianoRonaldoJuve.jpg
224:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 29: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the Srie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on September 29, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images )
12:"Getty Images

Këto ditë Cristiano Ronaldo është përballur me akuza për përdhunim, mirëpo superylli i Juventusit duket se nuk është shpërqendruar nga problemet në jetën private.

CR7 e ka gjetur rrjetën në ndeshjen që Bianconerët e zhvillojnë në udhëtim te Udinese.

Portugezi e ka shënuar golin e dytë të Zonjës së Vjetër, pasi pranoi një top në zonë nga Mario Mandzukic dhe shënoi me një goditje me këmbën e majtë (37’).

https://www.dailymotion.com/video/x6uy0u2

Golin e parë në këtë takim e shënoi Rodrigo Bentancur, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Joao Cancelos në zonë (33’).

https://www.dailymotion.com/video/x6uy0lk

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me epërsi prej dy golash për Juventusin.

Bianconerët duket se do të arkëtojnë tri pikë të reja në kampionat, për të vazhduar rekordin e fitoreve radhazi. /Telegrafi/