Përkundër kritikave mbreti Leo po bën maksimumin për Argjentinën e tij (Video)
Përfaqësuesja e Argjentinës dëshpëroi në ndeshjen ndaj Venezuelas ku barazuan me rezultat 1-1.
Lionel Messi u kritikua nga mediat pas përfundimit të ndeshjes se nuk arriti të vjedh tre pikë ndaj Venezuelas pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Por, ylli i Barcelonës duket se dha maksimumin e tij në këtë takim, duke tentuar të jetë edhe motivim shtesë për bashkëlojtarët.
Më poshtë keni disa video ku 30-vjeçari ku kthehej në mesfushë për të marrë topin, driblonte, krijonte raste, por fatkeqësisht ato nuk kishin konkretizim nga bashkëlojtarët e tij në fund.
Në tre ndeshjet e fundit Argjentina ka dy barazime dhe një humbje, kurse ndeshja e ardhshme është ndaj Perusë. /Telegrafi/
Do ishte një asistim i bukur nga Messi sikur Mauro Icardi të tregohej më i kujdesshëm:
Një driblim fantastik nga Leo:
https://twitter.com/Catallony/status/905222845814460420
Në mesin e pesë lojtarëve:
https://twitter.com/rich_vdh_1899/status/905221788031963136


