Please enter at least 3 characters.

Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje

Sot është kujtuar me nderim familja Ujkani nga fshati Reznik i Vushtrrisë, në të cilën 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo ngjarje ishte një nga plagët më të rënda të “shpirtit tonë kolektiv”, shkruan Telegrafi.

“Ishte një nga plagët më të rënda të shpirtit tonë kolektiv, por edhe një dëshmi e çmimit të lirisë që sot gëzojmë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka shprehur përulje para kujtimit të secilit civil të vrarë, që u bë simbol i rezistencës, sakrificës dhe dinjitetit njerëzor.

“Lavdi martirëve të kombit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë ai. /Telegrafi/