Përjashtohet nga puna, sepse nuk lejoi ta ndryshojë emrin
Në Toulouse të Francës, një grua është përjashtuar nga puna sepse nuk pranonte të ndryshonte emrin që e kishte të njëjtë me një koleg.
Ish-punëtorja e një firme ku shiteshin pajisje medicinale, e njohur vetëm si Marion, ka refuzuar ta ndryshon emrin e të quhet Marie.
“Më kërkuan ta ndryshoj emrin, sepse klientët mund të habiteshin nga dy Marion që punojnë në të njëjtin vend”, ka thënë për gazetën “La Depeche du Midi”, gruaja që nuk e bëri publik mbiemrin, transmeton Telegrafi.
Asaj i është dhënë një ultimatum: ta ndryshojë emrin apo të largohet nga puna. Gruaja 27-vjeçare e ka zgjedhur largimin.
Në anën tjetër, pronari i firmës që mbetet e paemëruar, e ka mbrojtur veprimin e tij.
“Ata punonin në të njëjtin departament, ndërsa klientët i dallonin me vështirësi. Është shumë e zakonshme të ndryshohen emrat, apo t’i jepen pseudonime për të mos shkaktuar ngatërresa, por ajo nuk e pranoi asnjërën”, tha ai. /Telegrafi/


