Please enter at least 3 characters.

Periudha emicionuese e Brad Pittit

2019/12/AngelinaBradPitt-1-e1575625632671.jpg
339:"HOLLYWOOD, CA - NOVEMBER 05: Writer-director-producer-actress Angelina Jolie Pitt (L) and actor-producer Brad Pitt attend the opening night gala premiere of Universal Pictures' "By the Sea" during AFI FEST 2015 presented by Audi at TCL Chinese 6 Theatres on November 5, 2015 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjatë tri viteve të kaluara, jeta e Brad Pittit dukej si një skenar prej filmave të tij, me një martesë shkatërrimtare dhe alkoolizëm duke e lënë aktori në një moment të keq jetësor.

Por, ai ka treguar dhimbjen e ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe se beteja për kujdestarinë mbi gjashtë fëmijët e tyre e ka bërë shumë emocional, për herë të parë në dy dekada.

"Unë jam i njohur si një njeri që nuk qan. Nuk kisha qarë për 20 vjet. Tani e gjej veten, në këtë fazë të fundit, shumë më të prekur nga fëmijët e mi, miqtë dhe lajmet. Vetëm i prekur. Nuk e di se ku do të çojë e gjithë kjo, por mendoj se është një shenjë e mirë", është shprehur Pitt, transmeton KP.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images for Audi/Guliver)

Ndërsa Brad dhe Angelina janë legalisht beqarë qe shtatë muaj, ata ende nuk kanë përfunduar betejën e tyre mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Pitt i humbi kontaktet për një kohë me Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne, por ai tash është përsëri në kontakt me fëmijët e tij, me të cilët e kishte kaluar verën.