Please enter at least 3 characters.

Përgjigja epike e Armina Mevlanit kur pyetet nëse Sali Berisha do ta takojë Luiz Ejllin

2023/05/collage-3-scaled.jpg

Luiz Ejlli javën e kaluar u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga konkurrentët më të spikatur në këtë format që u komentua në masë të madhe për qëndrimin brenda, batutat si dhe për formën e lojës.

I njëjti shpesh në shtëpi ka përmendur edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Foto: Screenshot/Instagram

E së fundmi për raportin e tyre është pyetur edhe Armina Mevlani, e cila është e martuar me djalin e Berishës, Shkëlzenin.

“A do ta takoi Sali Berisha Luizin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës në opsionin pyetje-përgjigje në Instagram.

Modelja shqiptare nuk ka ngurruar të përgjigjet, teksa ka qeshur duke thënë: “Hahahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e e di”.

Artisti shkodran nga ana tjetër po shijon famën në masë të madhe, gjersa ka filluar menjëherë me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/