Please enter at least 3 characters.

Përgënjeshtrohen lajmet se Icardi ka përfunduar testet mjekësore me Realin

2018/01/Mauro-Icardi-e1515502502858.jpg
251:"FLORENCE, ITALY - JANUARY 05: Mauro Icardi of FC Internazionale in action during the serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on January 5, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Dje (e diel) 'Diario Gol' raportoi se Mauro Icardi ka përfunduar testet mjekësore me Real Madridin.

Sipas tyre kapiteni i Interit ka kryet testet në mënyre sekrete në Milano dhe është i gatshëm të kalojë te Los Blancos.

Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë euro në kontratën e tij, por që është e vlefshme vetëm për afatin kalimtar të verës.

Por, Goal Italia ka kontaktuar përfaqësuesit e Icardit, të cilët kanë përgjenjeshturar gjithë lajmet në mediat spanjolle, duke i quajtur 'lajme të rreme'.

Përveç kësaj sulmuesi vazhdimisht shpreh hapur dëshirën për të qëndruar te Interi dhe se nuk e ka ndërmend asnjëherë të largohet.

24-vjeçari ka shënuar 18 gola këtë sezon në Serie A dhe ka dhuruar një asistim.

Duke parë se si po shkojnë çmimet në afatin kalimtar të janarit, nëse Reali e dëshiron Icardin duhet të paguajë rreth 180 milionë euro. /Telegrafi/