Please enter at least 3 characters.

Përfundon numërimi i votave në Prizren: LVV 45.58%, PDK 16.77%, LDK 9.70%

2021/02/150468615_212204750630654_2468733561791789742_n.png

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin e votave të fundit edhe për Komunën e Prizrenit dhe i ka vendosur në webfaqe.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin në Prizren me 28,975 vota apo 45.58%.

PDK renditet e dyta me 10,659 vota apo 16.77%.

LDK është e treta me 6.164 vota apo 9.7%.

Më pas vjen KDTP me rreth 5% të votave.

Në Prizren me mbi 4% të votave renditen Vakat e Nisma, AAK me 3.2%.

Dalja e votuesve në Prizren ka qenë 65.470 ose 39,45% për qind nga gjithsej 165.951 qytetarë me drejtë vote.

Kujtojmë, Prizreni është komunë që drejtohet nga Mytaher Haskuka i LVV-së./Telegrafi/