Përfundon numërimi i votave në Deçan, këto janë rezultatet e kandidatëve
16/10/2025
Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave ka përfunduar sot në komunën e Deçanit, transmeton Telegrafi.
Kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj nga AAK, ka siguruar një mandat të ri për të qeverisur komunën.
Ai ka marrë 51.72% të votave, ndërsa Jeton Mushkolaj nga LDK ka marrë 21.08%.
Natyra Kuçi nga PSD ka fituar 12.03% të votave, ndërsa Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia ka marrë 8.96%.
Zgjedhjet lokale u mbajtën më 12 tetor. /Telegrafi/


